24 C
New York
June 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Prifti shqiptar në Argjentinë: “Nëna e Messit është arbëreshe!” Gjithçka nisi nga qyteza italiane e Recanatit (VIDEO)

Cilat janë komunitetet arbëreshe dhe shqiptare në Amerikën Latine? Kur migruan arbëreshët në Argjentinë? Cila është e vërteta për origjinën arbëreshe të Messit? Kanali KTV (Kohatelevizion ne Kosove) ka pasur nje bisedë ekskluzive me ipeshkvin e kishës Ortodokse Shqiptare në Diasporë, Monsinjor Alejandro Greco (Aleksandër Greko).

Deklarata rreth origjinës së Messit e gjeni në videon. SHIHNI VIDEON Ku ai ka shpjeguar me qartesi ate qe ka ndodhur dhe si eshte formuar pikerisht ai komunitet. Ne letra eshte thene se origjina e gjyshit te Messit eshte nga Como.

Në fakt nuk është hera e parë që dëgjojmë që personazhe të njohur botëror të fushave të ndryshme janë me origjinë arbëreshe apo shqiptare. Por sa e vërtetë është kjo e Messit nuk e dimë, sepse deri tani është vetëm kjo dëshmi i këtij prifti argjentinas që duket shumë i bindur në ato që thotë.

Arbëreshët (në italisht: albanesi d’Italia ose italo-albanesi), domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Të ardhur nga Shqipëria, nga rajoni historikisht shqiptar i Epirit dhe nga komunitetet e shumta shqiptare të Atikës dhe Moresë, sot në Greqi, ata u vendosën në Itali midis shekujve XV dhe XVIII. Te mos harrojme qe edhe Musacchio qe ka luajtur me Argjentinen dhe Milanin e Villarealin ka origjine shqiptare gjithashtu…

Por, te kthehemi te Messi dhe zbulimi qe u be ne Itali para disa kohesh. I dyshimtë për mbiemrin, një marangoz i ri nga Recanati, Leandro Messi, qe punonte ne një punishte artizanale në Spaccio Fuselli, vendos të bëjë disa kërkime. Kështu ai zbulon se Giovanni Messi, gjyshi i gjyshit të tij, ishte vëllai i Angelo Messit, i cili u largua nga Recanati, ose më saktë Valle Cantalupo, në 1893 në moshën njëzet e tetë vjeç për të shkuar në Rosario të Argjentinës, me gruan e tij Maria Latini.

Angelo Messi është gjyshi i babait të Leos, Jorge Horacio, një punëtor në një fabrikë çeliku. Hulumtime të mëtejshme u kryen më pas nga gazetari-kryebashkiak i Recanatit, Francesco Fiordomo, i cili në vitin 2005 zbuloi se ishte kushëri i tretë ose i katërt i kampionit argjentinas se Barcelonas…Madje, Messit iu dergua edhe letra per t’u paraqitur ne votime…

 

Related posts

CR7 pas takimit me Trumpin, falënderon për mikpritjen

dardanianews

“Serbia, Serbia”, thirrje nga tifozët rumunë: Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë

dardanianews

Karim Adeyemi viziton memorialin e UÇK-së, e bën këtë veprim

dardanianews