August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Shembet një pjesë e një restoranti në Stamboll, njerëzit përfundojnë në det

Momente paniku kanë mbizotëruar në Stamboll, në zonën e Bebekut pasi një pjesë restoranti që ndodhej pranë ujit është shembur.

Siç raporton rrjeti turk Haberler, dyshemeja e restorantit pranë detit u shemb duke lënë të lënduar katër persona të cilët më pas u dërguan për ndihmë mjekësore.

Në pamjet e publikuara mund të shihen njerëz në ujë ndërsa tentojnë të dalin me not.

Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë po vijon ende.

Related posts

Kjo është maturantja më e bukur për vitin 2022

dardanianews

A është Skender Hyseni i propozuari për kryeministër, flasin nga LDK-ja

dardanianews

Kandiq: Dekorimi i Handkes është nisje e luftës ndaj rajonit dhe neve që bartim turpin e gjenocidit dhe krimeve që kreu Serbia

dardanianews