13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Shembet një pjesë e një restoranti në Stamboll, njerëzit përfundojnë në det

Momente paniku kanë mbizotëruar në Stamboll, në zonën e Bebekut pasi një pjesë restoranti që ndodhej pranë ujit është shembur.

Siç raporton rrjeti turk Haberler, dyshemeja e restorantit pranë detit u shemb duke lënë të lënduar katër persona të cilët më pas u dërguan për ndihmë mjekësore.

Në pamjet e publikuara mund të shihen njerëz në ujë ndërsa tentojnë të dalin me not.

Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë po vijon ende.

Related posts

LAJMI në koment – Gjermania nis ndërtimin e anijes më të madhe luftarake në botë, F126 “Niedersachsen”

dardanianews

Deputeti i VV-së Fitim Uka, reagon më fakte, lidhur me shpifjet e fundit për familjarët e tij!

dardanianews

Futbollistëve të Kroacisë i’u jepen medaljet, vëmendjen në tribunë e merr ish-presidentja

dardanianews