23.2 C
New York
July 3, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Rusia pa ditën më vdekjeprurëse të luftës deri më tani pas sulmeve ukrainase gjatë fjalimit të Putinit në natën e Vitit të Ri

Sido që të shkojë lufta në Ukrainë në vitin 2023, viti që sapo iku shënoi pikërisht gjatë minutave të fundit një nga tronditjet më të mëdha për ushtrinë ruse.

Bëhet fjalë për qindra ushtarë të sapo rekrutuar, që ende kishin iluzionin e një normaliteti duke festuar ndërrimin e viteve, në bazën e tyre në Makiivka, në rajonin  e pushtuar të Donjetskut.

Pikërisht në mesnatë, një sulm i mirë organizuar të forcave ukrainase me raketat amerikane HIMARS ka shkatërruar praktikisht të gjithë bazën. Bilanci sipas Kievit zyrtar flet për rreth 400 të vdekur, dhe 300 të tjerë që janë të plagosur në mënyra të ndryshme.

Shifrat e Kievit nuk pranohen tërësisht nga Moska, që gjithsesi nuk mund të fshehë tronditjen e marrë. Sot është pikërisht Ushtria ruse që është e detyruar të pranojë humbjen e shumë ushtarëve, zyrtarisht 63 sipas tyre.

Related posts

Arbnora i çon këmbët

dardanianews

Pse në Kuran nuk përmendet bora askund

dardanianews

SHBA kërkon shtyrjen e reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime për 30 ditë

dardanianews