November 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Vdiq duke luajtur futboll, sot varroset mjeku nga Gjilani

Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu i cili vdiq papritmas në moshë të re, do të varroset sot në varrezat e fshatit Remnik.

Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e fshatit.

Sefiu ka vdekur në moshën 34 vjeçare, pikërisht në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe ish kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Sefiu humbi ndjenjat në fushë gjersa po luante futboll me kolegë të tij, dhe nuk arriti të mbijetoj sulmin e pësuar.

Rasim Sefiu ishte specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale

Related posts

Lajmi i fundit: ARRESTOHET MULLA OSMAN MUSLIU!

dardanianews

E fundit: Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për 300 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publik

dardanianews

Dëshmi: Çfarë shkruante mediumi serb për sulmet e Sali Çekut në vitin 1996

dardanianews