21.2 C
New York
October 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Nga gjaku te salca/ I vrau dhe trupat i treti në acid, arrestohet pas 17 vitesh arrati vrasësi i “Ndraghetës”, ja puna që bënte për tu kamufluar në Francë

Një person i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane prej 17 vitesh vitesh, është arrestuar në Francë. Bëhet fjalë për Edgardo Grecom i cili kërkohej që në vitin 2006 si pjesëmarrës në mafian italiane “Ndragheta”.

BBC raporton se Greco punonte si picajol në Francë në mënyrë që të humbte gjurmët, gjë që arriti ta bëjë për shumë vite.

63-vjeçar ishte në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve gjatë një “lufte mafioze” mes dy bandave në fillim të viteve 1990.

Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo u rrahën për vdekje në qytetin e vogël të Kozencës në janar 1991, ndërsa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe besohet se janë tretur në acid.

 

 

Greco u akuzua gjithashtu për tentativën e vrasjes së një tjetër personi të njëjtin vit në të njëjtin qytet.

Ai nisi jetën në arrati pas një urdhër arresti të lëshuar për të në 2006.

Ndrangheta tani janë mafia më e fuqishme në Itali dhe tentakulat e tyre shtrihen në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Jugut.

Tetë vjet më vonë, ai u vendos në qytetin francez të Saint-Étienne, në jug-perëndim të Lionit, duke marrë përfundimisht punën e picajol në një restorant italian.

(BalkanWeb)

360grade.al

Related posts

Ky është 29-vjeçari që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë të Gjilanit

dardanianews

Përplasje në mbledhjen e Qeverisë: Ministrat e AAK’së dhe Nismës kundër kryeministrit

dardanianews

Anton Quni tregon a do të bëjë Parti të re Vjosa Osmani, dhe a do të jetë në parti të saj

dardanianews