August 14, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Vaki kosovare/ 35-vjeçarja që u ‘zhduk’ për 11 ditë kthehet në shtëpi, njofton burrin se do të jetojë me një person tjetër

Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në fillim të muajit shkurt në fshatin Terrnje të Suharekës, ka aktivizuar të afërmit dhe Policinë për të mësuar diçka rreth vendndodhjes së saj.

Mëngjesin e 3 shkurtit, 35-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia e saj dhe nuk ishte kthyer më atje, gjë e cila kishte bërë që familjarët ta raportojnë rastin në Polici, duke pritur që të marrin informacione për fatin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme ajo është kthyer në shtëpinë e saj shëndosh e mirë dhe ndërkohë është intervistuar nga hetuesit lidhur me gjendjen në të cilën ajo ndodhej.

Bazuar në dëshminë e saj, gjatë 11 ditëve që ishte raportuar si e zhdukur, ajo ka qëndruar me një burrë, teksa deklaron se nuk ka pasur presion as trysni nga askush.

Sipas saj, ajo tash e tutje do vazhdojë bashkëjetesën me të, por është kthyer në shtëpi që ta njoftojë bashkëshortin e saj lidhur me vendimin që ka marrë.

Related posts

Tragjedia e pushuesve kosovarë në Kavajë, mësohet emri i babait që humbi jetën bashkë me të bijtë e tij

dardanianews

Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga familja”, ish-e dashura akuzon priftin në Lushnjë: Më dhuroi unazën e të ëmës! Kam foto intime me të

dardanianews

E trishtë/ Humb jetën në aksident modelja 22 vjeçare

dardanianews