28.7 C
New York
June 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

U arrestua për trafikim të mbi 6 mijë fishekëve, ky është identiteti i serbit nga Mitrovica

6 mijë e 300 fishekë iu kapën duke provuar t’i fusë brenda në Kosovë, saktësisht në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit ku edhe u arrestua.

Insajderi mëson se i arrestuari është Zivorad (Vidosav) Jovanoviq, dhe banon në Mitrovicë të Veriut.

“Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, lajmëroi sot Policia e Kosovës.

Related posts

Incident i rëndë mbi Detin e Zi – aeroplani luftarak rus përplaset me dronin amerikan

dardanianews

Skandali seksual i ushtarëve britanikë që do të dërgoheshin në Kosovë, ndalohet zbarkimi i tyre pas orgjisë

dardanianews

Përfundon takimi i Kurtit me Krasniqin e Abdixhikun, deklarohet Qeveria

dardanianews