July 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ky është 60 – vjeçari që u gjet i vdekur në qendrën e masazhit “Queen” në Prishtinë

Qendra e masazhit “Queen Massage” në Dragodan të Prishtinës u rrethua pasditen e djeshme me shirita të Policisë. Një burrë i moshës 60 vjeçarë u gjet pa shenja jete në atë lokal dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Lidhur me këtë rast tashmë janë zbuluar detaje të reja dhe identiteti i viktimës.

Sinjali ka mësuar se personi që vdiq teksa po merre shërbime në këtë qendër është Naser Aliji.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se hetuesit policorë kanë  marrë edhe deklaratat e punëtoreve që ndodheshin në këtë qendër në momentin kritik.

Bazuar në dëshmitë e tyre, i ndjeri ka pasur vështirësi në frymëmarrje teksa po i shërbimin e masazhit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Related posts

Humb Tiani i vogël nga Tërpeza e Malishevës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

dardanianews

Besian Mustafa Godet Klanet Në LDK: Humbje, Përçarje, Degradim… Kundër Interesit Të LDK-Së, Të Qytetarëve, Jo Interesin E Kosovës!

dardanianews

E trishtë| Deshi të i bëjë suprizë gjatë pushimeve, burri i futet papritmas gruas në dhomë pastaj e vrau

dardanianews