August 15, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ky është 30-vjeçari që u arrestua pasi dyshohet se e shtyu për vetëvrasje 26-vjeçaren në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

26-vjeçarja ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese. Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në lidhje me këtë rast, pasi dyshohet se e ka shtyrë dhe ndihmuar vikimën për vetëvrasje.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që është arrestuar në lidhje me këtë rast është 30-vjeçari, Valmir Sheqiri, i cili ishte në lidhje dashurie me viktimën.

Ai dyshohet se e ka shtyrë të dashurën e tij të kryejë vetëvrasje në rrethana tragjike në banesën ku jetonte në Lakrishtë të Prishtinës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se është hedhur nga kati i shtatë, pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik të ushtruar nga i dyshuari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë për krime të rënda, krimteknikë si dhe prokurori kujdestar, i cili pas ekzaminimeve fillestare ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit dhe nisjen e procedurës penale.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë, pasi dyshohet për veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.

Ndërkaq, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar intensivisht, për të ndriçuar plotësisht rrethanat që çuan në këtë vetëvrasje tragjike.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related posts

Sondazh online: Kush duhet të jetë kryetar i Podujevës?

dardanianews

Abazi nuk e përkrah Kurtin për shaminë: Pas moshës 18 vjeçare le të bëjnë atë që duan

dardanianews

Bardhyl Mahmuti i reagon Ibrahim Kelmendit: Haga s’të pranon dëshmitar, manipulove me fotografinë e agjentit francez

dardanianews