21.7 C
New York
June 8, 2025
DardaniaNews
FeaturedSport

Ky pritet të jetë formacioni me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026, me Shqipërinë që deri më tani ka një bilanc prej një fitoreje dhe një humbje.

Përzgjedhësi Sylvinho do të ketë një punë të vështirë për të zgjedhur formacionin titullar.

Megjithatë, tashmë ka një ide se si pritet që Shqipëria të zbresë në fushë për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

Në portë pritet që të konfirmohet Thomas Strakosha, teksa vija e mbrojtjes do të përbëhet nga emra si Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj.

Dueli Shqipëri–Serbi, ndeshje me emocione - gjithçka minutë pas minute

Lexo po ashtu Dueli Shqipëri–Serbi, ndeshje me emocione – gjithçka minutë pas minute

Në repartin e mesfushës pritet që të aktivizohen dyshja e Serie A, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani, së bashku me Qazim Laçin.

Sa i përket fazës ofanzive, Mirlind Daku me gjasë do të startojë si sulmues qendre, teksa nga krahët do të ketë ndihmën e Arbër Hoxhës dhe Armando Brojës.

Formacioni i mundshëm (4-3-3):

Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Broja, Daku, Hoxha./Telegrafi/

Related posts

Donika Gërvalla tregon nëse Vjosa Osmani dhe Lista e saj do t’i kthehen LDK’së

dardanianews

Me ujë, me rrymë, me zjarrë edhe me Gjermaninë nuk luhet

dardanianews

Robert Berisha mashtrohet për 1 prill, “Bëj gati rrobat, për 1 orë del nga konvikti”

dardanianews