July 18, 2026
DardaniaNews
Showbiz

MOTRA e Feros bën deklaratën e fortë: Dh*nën e ka trashëguar nga babai, të njëjtën gjë bëri me…

Drama mes Arbenita Ismajlit dhe ish-bashkëshortit të saj, Fero, duket se po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Pas reagimit të gjatë ku modelja tregoi gjithë dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj reperit të njohur, modelja nuk u ndal vetëm tek ai, por edhe te babai i tij.

Një ndjekëse anonime i ka shkruar Arbenitës, duke zbuluar se në fakt ajo ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, që nuk e ka takuar kurrë.

Vajza në fjalë pretendon se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj, duke e trajtuar keq dhe duke përsëritur ciklin e traumës që më pas Fero, sipas akuzave të Arbenitës, e kishte ushtruar edhe ndaj saj.

“Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh”, shkruhej në mesazhin në fjalë, të cilin Arbenita e ka publikuar në “Instastory”.

Related posts

Kush është Drita? Modelja që po bashkëjeton me Amir Rrahmanin dhe dikur u përfol për lidhje me Endrit Thaçin

dardanianews

A po paguhet Vedati për qëndrimin brenda Big Brother VIP? Gazetarët zbulojnë të vërtetën

dardanianews

A ishte e lidhur Alba jashtë, sa ishte në BBVK? Përgjigjet motra e saj!

dardanianews