1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Lajme

Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

Gani Geci ka shpërndarë një video ku thotë se Shpejtim Bulliqi që ai e quan Shpëtim Piandura, i ka dërguar inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe Fadil Gecit, në Podujevë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai u ka bërë thirrje Albin Kurtit dhe siç i quan sejmenët e tij se mos të mundohen ta pengojnë LDK-në në Llap pasi një gjë të tillë nuk kanë mundur ta pengojnë as UDB-ja, as SHIK-u.

“Sot aty kan qenë djemt dhe nipat tonë por ,tash e tutje une do të jem çdo ditë në sheshin Zahir Pajaziti dhe Ali Ajeti te Podujevës. Thirrne Albin Komunistin me ato njësitë shtetërore që i përdor kundër popullatës civile, sepse unë, së bashku me Ekrem Hysenin dhe Agim Veliun, do të jem aty.” – shkruan Geci.

Postimi i plotë:\

Sot në Podujevë, Shpëtim Pijandura, argat i Albin Komunistit, i ka thirrur inspektoriatin e komunës dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe Fadil Gecit nga sheshi Ali Ajeti në Podujevë.

Unë, Gani Geci, i bëj thirrje Albin Kurtit dhe Shpëtim Pijanecit dhe të gjithë sojmenëve të tyre që të mos mundohen ta pengojnë LDK-në në Llap, sepse LDK-në nuk ka mundur ta pengojë as UDB-ja, as SHIK-u, e s’kanë me mujt as Cërnagorja as Greqia.

Sot aty kan qenë djemt dhe nipat tonë por ,tash e tutje une do të jem çdo ditë në sheshin Zahir Pajaziti dhe Ali Ajeti te Podujevës. Thirrne Albin Komunistin me ato njësitë shtetërore që i përdor kundër popullatës civile, sepse unë, së bashku me Ekrem Hysenin dhe Agim Veliun, do të jem aty.

Related posts

Kamishi përfshihet në përleshje fizike në ndeshje futbolli në Mitrovicë

dardanianews

Ja pse serbët i quajmë ‘shkije’ (Foto)

dardanianews

Mashtrim i madh! Kuptohet e vërteta për rastin me djalin e Arkanit

dardanianews