28.6 C
New York
June 12, 2026
DardaniaNews
HistoriLajme

Si e kishte provokuar Hashim Thaçi Ibrahim Rugovën në shtëpinë e tij

Ishte koha e përcaktimit të delegacionit të Kosovës për negociatat në Vjenë rreth statusit të Kosovës dhe vendit i duhej një Ekip i Unitetit. Ibrahim Rugova ishte president i shtetit ende të panjohur ndërkombëtarisht dhe dëshironte që vendimet të merreshin me konsensus politik e shoqëror. Të gjithë ishin pajtuar; pritej vetëm bashkimi i Hashim Thaçit, në atë kohë lider i opozitës nga PDK-ja. Suksesi ose dështimi varej kryesisht nga bashkëpunimi i tij.Hashim Thaçi kishte rrëfyer momentin kur kishte dhënë miratimin e tij për të qenë pjesë e Ekipit të Unitetit, si dhe vizitën në shtëpinë-rezidencë të Rugovës.“U vonova pak dhe Rugova ishte shumë i tensionuar. Ishin mbledhur të gjithë; pritej vetëm ardhja ime aty. Siç ishte i mërzitur, kur pa se hyra në objekt, iu hap fytyra dhe u gëzua tej mase. Ndërsa unë, për ta ngacmuar pak, i thashë: ‘O i zoti i shtëpisë, a ka besë kjo kullë?’Siç ishte duke qeshur, u step dhe tha: ‘Mos, të lutem, të lutem. Si nuk ka besë për shqiptarët, për ju…’”Më pas kishte vazhduar bashkëpunimi Rugova–Thaçi për të gjitha temat e interesit shtetëror.

Related posts

A e dini Kjo lutje është shërim për 99 sëm’undje:

dardanianews

LAJM I FUNDIT – Moska bën paralajmërimin e fortë për Kosovën

dardanianews

Gazetari e zbulon për herë të parë, cila ishte fjalia që Azem Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej

dardanianews