April 14, 2026
DardaniaNews
Lajme

KUR RUGOVA S’LEJONTE NDĚRPRERJEN NGA KOUCHNER

Një debat i madh ishte organizuar fill pas lufte me krerët e institucioneve të Kosovës.Në këtë debat ishte Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, dy liderët e pasluftës.

Një sekuencë interesante ishte zhvilluar gjatë debatit, që mund të llogaritet si një “përplasje” mes Rugovës dhe Bernard Kouchnerit, ish-përfaqësuesi special i Sekretarit të OKB-së.Gjatë një shpjegimi, Rugova po tregonte për fuqinë e madhe të Kouchnerit.

“Duhet ta kemi të qartë se zoti Kouchner ose përfaqësuesi i sekretarit të OKB-së ka pushtetin legjislativ, do të thotë me nxjerr ligje. Ne tash po i quajmë rregullore dhe, po ashtu, pushtetin ekzekutiv. Prandaj ne marrim pjesë në këtë dhe kur nuk mundemi të gjejmë consensus” – thotë Rugova, ndërsa këtu Kouchner tenton të ndërhyjë për ta ndërprerë shpjegimin e ish-presidentit historik, duke e prekur në dorë.

Megjithatë, Rugova nuk e lejoi të ndërpritej nga ana e Kouchnerit.“Jo, mfal, mfal, duhet t’i them mendimet e mia se janë përzi punët dhe ka shumë propagandë…” – vazhdon me shpjegimin e tij Rugova.

Related posts

Homazhe në acar, pamje nga nderimet për Ibrahim Rugovën para 16 vjetësh

dardanianews

Ministrja Vlora Dumoshi shpërndanë një foto me një nga zyrtarët e lartë të LDK-së, a po paralajmëron se ky do jetë kandidati i tyre për kryeministër

dardanianews

Zeka: Kjo parti do ta marrë mandatarin për Qeverinë e re, Kurti më i rrezikshëm se pandemia

dardanianews