25.5 C
New York
October 1, 2026
DardaniaNews
Lajme

“Po e zgjedhim presidentin sot karate, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, mesazhi i njërit prej deputetëve të LVV-së në seancë

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është fotografuar gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes, teksa dërgonte një mesazh lidhur me zhvillimet në këtë proces.Në mesazhin e dërguar, deputeti ka përdorur edhe shprehjen “karate”, duke përmendur më pas edhe mundësinë e interpretimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në seancë.

“Po e zgjedhim “karate”, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, ka shkruar ai.

E, lidhur me këtë mesazh të deputetit të VV-së, Ekonomia Online ka pyetur edhe shefen e grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Arbërie Nagavcin.

Ajo, ka thënë se nuk mund të jep përgjigje në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se nuk ka pare se çfarë është shkruar në atë mesazh.

“Tani unë nuk di çfarë kanë shkruar aty apo çfarë raportimi, nuk mund të jap përgjigje për gjërat që nuk i kam parë”, tha ajo.

Related posts

“Janë ca kinse patriotë të mëdhenj”, Rama reagon sërish për “Xhakën”: Nuk i ndihmoj dot ata që nuk duan të kuptojnë pse-në

dardanianews

E ofenduan për format trupore në Parlament, politikania poston FOTOT provokative me bikini

dardanianews

Haxhinasto apo Topalli, ja kush ia gjeti vajzat e bukura hamshorit të KiE gjatë vizitës në Tiranë në 2012?

dardanianews