21 C
New York
June 10, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Pavarësisht bllokadës së Hormuzit, bota nuk ka mbetur pa naftë – si është e mundur?👇

Një nga enigmat më të mëdha të ekonomisë globale mbetet fakti pse tregu i naftës ka qëndruar kaq i qetë, pavarësisht një prej ndërprerjeve më serioze të furnizimit në histori.

Ngushtica e Hormuzit është paralizuar prej tre muajsh lufte — një skenar “i zi” që pak kush e kishte konsideruar të mundshëm para konfliktit me Iranin.

Megjithatë, trafiku i dukshëm përmes kësaj ngushtice mbetet i rrallë dhe vlerësohet të jetë vetëm rreth 15 për qind e niveleve para luftës, sipas të dhënave të JPMorgan.

Pavarësisht kësaj tkurrjeje të madhe, çmimet e naftës deri tani nuk kanë arritur nivelet alarmuese që shumë analistë i kishin parashikuar me shqetësim, shkruan CNN.“Rrjedhje” të fshehta të naftës.

Një nga teoritë është se një sasi shumë më e madhe e naftës së papërpunuar po kalon përmes bllokadës së dyfishtë në Ngushticën e Hormuzit sesa mendohej fillimisht, duke ndihmuar kështu sistemin global energjetik të përballojë këtë goditje historike.

Ekspertët i kanë deklaruar CNN-it se anijet cisternë që transportojnë këto të ashtuquajtura “rrjedha të fshehta” mund të jenë duke anashkaluar bllokadën duke fikur transponderët e tyre, në mënyrë që të mos zbulohen.Sipas vlerësimeve të JPMorgan, gjatë dy javëve të fundit të majit, këto rrjedha të fshehta kanë arritur në rreth 2.1 milionë fuçi naftë në ditë, transmeton Telegrafi.

Kjo përbën një pjesë të vogël, por të rëndësishme, të 15.6 milionë fuçive naftë që para shpërthimit të luftës kalonin çdo ditë përmes Ngushticës së Hormuzit.“Duket se, pavarësisht bllokadës detare dhe rënies drastike të trafikut tregtar, përmes ngushticës vazhdon të kalojë një sasi çuditërisht e madhe e naftës së papërpunuar dhe derivateve të saj”, shkroi javën e kaluar në një raport për klientët Natasha Kaneva, drejtuese e strategjisë globale të mallrave në JPMorgan.

Lundrime fantazmë”

Bob McNally, themelues dhe president i kompanisë Rapidan Energy Group, i tha CNN-it se pajtohet me vlerësimin se rrjedhat e fshehta të naftës mund ta kenë shtyrë ose zbutur pjesërisht krizën.

“Ne nisemi nga supozimi se trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në vetëm 0 deri në 10 për qind të nivelit para luftës. Megjithatë, për shkak të kësaj ‘rrjedhjeje’, shifra reale mund të jetë disi më e lartë”, tha McNally.

Ai theksoi se këto sasi shtesë nuk janë të mjaftueshme për të shmangur shterimin e konsiderueshëm të rezervave globale të naftës, por megjithatë ndihmojnë në uljen e presionit mbi tregjet.

“Këto dërgesa ‘fantazmë’ ose të fshehta po ndihmojnë”, tha Stuart dhe shtoi se “Kriza është zbutur shumë më mirë sesa mendoja se ishte e mundur”.

Edhe faktorë të tjerë po i mbajnë çmimet nën kontroll

Disa veteranë të industrisë së naftës shprehin shqetësimin se tregu, i qetësuar nga këto zgjidhje të përkohshme, mund të jetë duke e nënvlerësuar ndikimin real të krizës.

Rezervat komerciale të naftës kanë rënë ndjeshëm që nga fillimi i luftës, ndërsa rezervat strategjike të naftës së papërpunuar në SHBA po afrohen shpejt drejt niveleve më të ulëta që nga fillimi i viteve 1980.

“Gjërat do të përkeqësohen”, tha Jan Stuart nga Piper Sandler, duke paralajmëruar një presion të ri mbi tregjet energjetike.

Sipas tij, çmimi mesatar i naftës Brent gjatë muajve korrik dhe gusht mund të arrijë deri në 130 dollarë për fuçi, nëse kushtet aktuale të furnizimit vazhdojnë të përkeqësohen.

Nëse ky parashikim rezulton i saktë, atëherë çmimet e karburantit në SHBA këtë verë mund të rriten ndjeshëm, duke kaluar mbi 5 dollarë për gallon, krahasuar me rreth 4.20 dollarë sa janë aktualisht.

Sipas Jan Stuart nga Piper Sandler, çmimet e naftës do të duhet të rriten shpejt për të nxitur lirimin e mëtejshëm të rezervave emergjente dhe për të detyruar një ulje të konsumit global.

“Duhet t’i bindësh njerëzit. Dhe kjo është shumë më e lehtë kur çmimet janë të larta”, tha ai, duke nënkuptuar se vetëm përmes presionit të çmimeve mund të stabilizohet kërkesa në tregun e energjisë.

Ndërkohë, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë rënë drejt nivelit të 90 dollarëve për fuçi, pasi investitorët janë inkurajuar nga armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit, si dhe nga sinjalet e Uashingtonit për rritje të furnizimeve me energji përmes Ngushticës së Hormuzit.

Në tregun e Londrës, pasdite nafta u tregtua rreth katër dollarë më lirë se mbyllja e një dite më parë, duke arritur në 90,20 dollarë për fuçi. Ndërsa në tregun amerikan, çmimi ra me 4,54 dollarë, në 86,76 dollarë për fuçi

Related posts

935 të vrarë në Iran nga sulmet ajrore të Izraelit

dardanianews

A kishte plan për vrasjen e ish-presidentit Rugova në Tiranë, përgjigjet Xhavit Haliti

dardanianews

Politikani më i vlerësuar deri tash nga qytetarët nuk është Albin Kurti

dardanianews