Një vlerësim i rrallë dhe mbresëlënës për shqiptarët vjen nga revista prestigjioze National Geographic, e cila i përshkruan ata si një popull të pathyeshëm dhe unik në Europë.Sipas këtij përshkrimi historik, shqiptarët janë një ndër popujt më të qëndrueshëm, që kanë arritur të ruajnë identitetin e tyre ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve, luftërave dhe përpjekjeve për asimilim.“As rrahjet, as armët, as burgimi, as mërgimi dhe as vdekja nuk i tund nga vendi”, thuhet ndër të tjera në këtë analizë.Shqiptarët cilësohen si një popull me rrënjë të thella europiane, që prej më shumë se dy mijë vitesh jetojnë në territoret e tyre historike, duke ruajtur traditat, gjuhën dhe individualitetin e fortë.Në analizë theksohet gjithashtu roli i tyre historik në rajon, përfshirë pjesëmarrjen në ngjarje të rëndësishme si luftërat për pavarësi në Ballkan, si dhe kontributi i diasporës shqiptare ndër vite.Një nga elementët më të veçantë që theksohet është karakteri i pathyeshëm dhe individualist i shqiptarit, i cili, sipas revistës, është arsyeja kryesore pse ky popull nuk është zhdukur apo asimiluar, ndonëse ka qenë i rrethuar nga perandori dhe pushtues të ndryshëm.Megjithatë, artikulli ndalet edhe te sfidat historike, si prapambetja ekonomike, konfliktet fisnore dhe ndikimet e sundimeve të huaja, duke theksuar se arsimi dhe zhvillimi janë çelësi për përparimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare.Përfundimi është i qartë: shqiptarët janë një popull që nuk nënshtrohet lehtë dhe që, pavarësisht gjithçkaje, vazhdon të mbijetojë dhe të ruajë identitetin e tij unik në Europë

