September 16, 2026
DardaniaNews
Lajme

Ish-deputeti i LDK’së shpërthen ndaj partisë: Po përgatitet koalicioni me Vetëvendosje, po caktohen edhe ministrat

Ish-deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Grainca, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke pretenduar se po përgatitet një koalicion mes LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Periskopi.

“Sekserët, grupet e interesit, lobistët e kompanive të energjisë dhe një pjesë e lidershipit të LDK-së paskan filluar t’i vardisen VV-së dhe ta përgatisin opinionin për një koalicion me të”, ka shkruar Grainca.

Ai ka shtuar se, sipas tij, kanë nisur edhe diskutimet për emrat e mundshëm në ekzekutiv.

“Madje, paskan filluar t’i emërojnë edhe ministrat, kryesisht ata që mund ta kalojnë filtrin e politbyros”, është shprehur ai.

Grainca ka ngritur pyetjen nëse anëtarësia e LDK-së do ta pranojë një zhvillim të tillë.

“A do ta lejojë anëtarësia e LDK-së edhe këtë fyerje? Turp!”, ka shkruar ai./Periskopi/

Related posts

Trump i bie pishman, bën tërheqje të papritur dhe kërkon falje

dardanianews

DJALI I AGIM RAMADANIT I SHKRUAN INVALIDIT TË UÇK-SË: MË MIRË NË KOLICË E I NDERSHËM, JE HEROI IM

dardanianews

Nuk i japin pensionin se ka kaluar moshën, 114-vjeçarja: Nuk ngopem me jetë, bëj punët që më takojnë

dardanianews