July 28, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Trumpi ia kthen Netanyahut për shitjen e F-35-ave Turqisë: Askush s’më tregon mua çka duhet të shesim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë kundër paralajmërimit publik të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të mos i shitur Turqisë aeroplanë luftarakë të tipit F-35.“Askush nuk më tregon mua se çfarë duhet të shesim” – u tha Trumpi gazetarëve gjatë një fluturimi në aeroplanin presidencial, “Air Force One”, shkruan gazeta “The Times of Israel”.“Turqia nuk është tifoze e madhe e Izraelit, s’është tifozë e madhe e Bibit [Netanyahut], por ata kanë qenë të mrekullueshëm për mua” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke dhënë shenja për atë se si i merr vendimet në fushën e politikës së jashtme, thekson mediumi izraelit.Trumpi dha shenjë më herët këtë muaj se do ta miratonte shitjen e aeroplanëve F-35, por Departamenti i Shtetit e njoftoi Kongresin javën e kaluar se Ankaraja ende nuk i përmbush kushtet për këtë blerje.Trumpi thotë se ai ka disa mospajtime me Netanyahun, por kryesisht pajtohen sa i përket çështjes së Iranit.“Ne kemi pak dallim por [jemi] goxha të përafërt” – tha Trumpi para gazetarëve, në kohën e spekulimeve se Netanyahu do ta shfrytëzojë takimin e nesërm me presidentin amerikan për ta paralajmëruar për kujdes në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje diplomatike me Teheranin.Trumpi ritheksoi se është pajtuar që të përmbahet nga sulmet ndaj Iranit gjatë fundjavës, sepse ndërmjetësit i kishin thënë se po bëhej përparim në bisedime.“Ata duan të na takojnë dhe ne po takohemi. Ekziston një gjasë që ne mund të bëjmë një marrëveshje, por, pa atë që e bëmë ne, ata as nuk do të ishin duke folur me ne” – tha presidenti amerikan.Javën e kaluar, Trumpi pretendoi se Irani dëshiron takim, por se ai nuk ishte i interesuar për një gjë të tillë.Trumpi thuhet se u pajtua për t’u përmbajtur nga sulmet ndaj Iranit ditëve të fundit, sepse gjeneralët i thanë se ato nuk kishin qenë efikase dhe se ShBA-së po i harxhoheshin penguesit e raketave.Trumpi këmbëngul se ShBA-ja ka më shumë se mjaftueshëm municion para se të pranonte që ai “do të donte të kishte më shumë”, sidomos nga “gjërat më të sofistikuara”.Kur u pyet nëse Arabia Saudite ka shprehur shqetësim për kushtëzimin e marrëveshjes bërthamore civile me bashkimin e Riadit në Akordet e Abrahamit, Trumpi tha se madje as nuk e ka diskutuar këtë çështje me sauditët./Nacionale

Related posts

Një tërmet prej 4.1 shkallësh të Richterit e godet Kosovën, epiqendra në Prizren

dardanianews

A ndikon seksi në rezultatet e futbollistëve në fushë?

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Ja kur do te mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

dardanianews