14.3 C
New York
October 30, 2026
DardaniaNews
Lajme

RAMOSAJ ‘GODET’ MUHAXHERIN” Unë jam dëshmitar që Gazmend Muhaxheri ka qenë akteri më i zëshëm kundër Ibrahim Rugoves edhe në debatet televizive kur ka qenë ne ‘Orë” por edhe në Kuvendin e Republikës sẽ Kosovës “

Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Berim Ramosaj ka goditur ashpër nënkryetarin e kësaj partie, Gazmend Muhaxherin, duke e quajtur si ‘akter të zëshëm kundër Ibrahim Rugovës’. “Unë jam dëshmitar që Gazmend Muhaxheri ka qenë akteri më i zëshëm kundër Ibrahim Rugovës edhe në debatet televizive kur ka qenë në ‘Orë’, por edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sa i përket LDK-së në Pejë ka punu mirë, por sa i përket aktiviteti politik i dimë gafet prej kohës së kaluar deri vonë. Atij mund t’i duket Përparim Rama më i miri politikisht, por ka të tjerë që nuk iu duket, dhe kjo nuk bëhet me dukje”, deklaroi ish-deputeti i LDK-së, Berim Ramosaj, i cili shtoi se Muhaxheri ka punuar për LDK-në dhe se nuk duhet t’ia humbim këtë të drejtë. Këto, Ramosaj i tha në Konfront të KTV-së, vetëm një ditë para Kuvendit të brendshëm të LDK-së.

Related posts

Familja Geci: Isa Mustafa Të Japë Dorëheqje Sot, Edhe 7 Ditë Kemi Kohë!

dardanianews

Çanak: Cila do të jetë përgjigja e Serbisë nëse hungarezët kërkojnë autonomi në Hungari?

dardanianews

“Mos sulmoni Iranin”- Rusia paralajmëron SHBA: Jemi milimetra larg katastrofës

dardanianews