Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Berim Ramosaj ka goditur ashpër nënkryetarin e kësaj partie, Gazmend Muhaxherin, duke e quajtur si ‘akter të zëshëm kundër Ibrahim Rugovës’. “Unë jam dëshmitar që Gazmend Muhaxheri ka qenë akteri më i zëshëm kundër Ibrahim Rugovës edhe në debatet televizive kur ka qenë në ‘Orë’, por edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sa i përket LDK-së në Pejë ka punu mirë, por sa i përket aktiviteti politik i dimë gafet prej kohës së kaluar deri vonë. Atij mund t’i duket Përparim Rama më i miri politikisht, por ka të tjerë që nuk iu duket, dhe kjo nuk bëhet me dukje”, deklaroi ish-deputeti i LDK-së, Berim Ramosaj, i cili shtoi se Muhaxheri ka punuar për LDK-në dhe se nuk duhet t’ia humbim këtë të drejtë. Këto, Ramosaj i tha në Konfront të KTV-së, vetëm një ditë para Kuvendit të brendshëm të LDK-së.

