November 11, 2026
DardaniaNews
Sport

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzigu shkaku i gjendjes shëndetësore

Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Hoffenheimit. Transferimi i tij te RB Leipzigu nuk do të realizohet, pasi klubi ka shprehur shqetësime për gjendjen shëndetësore të sulmuesit nga Kosova. Hoffenheimi dhe Leipzigu patën marrëveshje për 23-vjeçarin, por në fund transferimi nuk u finalizua.Drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker, ka theksuar se mosrealizimi i këtij transferimi nuk përbën lajm të keq për klubin.“Fisniku ka bërë një zhvillim të jashtëzakonshëm te Hoffenheimi. Që ky transferim nuk u realizua nuk është aspak një lajm i keq për ne nga ana sportive. Jemi plotësisht të bindur se Fisniku është në gjendje të performojë në nivelin më të lartë, si fizikisht ashtu edhe sportivisht. Ne i qëndrojmë pranë lojtarit tonë. Ai dha një kontribut të madh në suksesin tonë sezonin e kaluar, e ka përfunduar fazën përgatitore në nivelin që jemi mësuar prej tij dhe nga java e ardhshme do t’i bashkohet sërish stërvitjeve me ekipin”, ka thënë Schicker

Related posts

Georgina Rodriguez me foto me bikini u përgjigj kritikave për pamjen: “I dua linjat e mia”

dardanianews

Shuma milionëshe – Zbulohet se sa fiton saktësisht eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano

dardanianews

UEFA vendos datat: Ja kur rinis Champions League dhe Europa League

dardanianews