16.4 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
Lajme

Lavrovi, Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Rusia të premten pretendoi se po ia “qan hallin” Serbisë. Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, tha se Bashkimi Evropian ia ka bërë të qarta Beogradit dy çështje.

Sipas tij, Serbia, shtet që Moska e konsideron aleat dhe që synon anëtarësimin në BE, duhet të përmbushë dy kërkesa kapitale në mënyrë që t’i përshpejtohet procesi i anëtarësimit.

E para, sipas Lavrovit, është njohja e Kosovës së pavarur, ndërsa e dyta është bashkimi me të gjitha politikat e BE-së ndaj Kremlinit, i cili, siç theksohet në deklaratë, po sulmon tash e 1633 ditë Ukrainën fqinje.

Related posts

Burri në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye pas punës

dardanianews

Kapi partneren duke e tradhtuar? Aktori: Dyshova dhe rezultova i saktë

dardanianews

62 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!

dardanianews