23.6 C
New York
August 24, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E rëndë! Gjendet e pajetë e gruaja në plazhin e Durrësit, ja çfarë dyshohet

Një grua rreth 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.

Deri më tani nuk dihet identiteti i të moshuarës dhe shkaku i vdekjes. Pritet që policia të dalë në vijim me një njoftim për ngjarjen për të mësuar më shumë nëse bëhet fjalë për një banore të zonës apo pushuese.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ndërsa trupi i gruas në moshë të thyer është dërguar në spitalin rajonal, ku dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, që pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale, por sipas burimeve nga policia e Durrësit ëhstë ende herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, para kryerjes së ekspertizës mjekoligjore.

Related posts

LAJMI MË I MIRË: Kosova shënon ditën e parë pa asnjë rast me COVID-19

dardanianews

Sondazh: Për cilën parti do votoni?

dardanianews

Xhavit Haliti: PDK ka bërë program t’i shërbejë Kosovës, jo Sami Lushtakut

dardanianews