17.5 C
New York
October 13, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

‘Furnizime me ujë dhe ushqime të konservuara’, Britania e Madhe përgatitet për një sulm të mundshëm rus

Londër – Furnizime me ujë dhe ushqime të konservuara. Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për një sulm “të mundshëm” rus me një apel për qytetarët. Sipas Financial Times, kryeministri Andy Burnham po zhvillon një fushatë informuese, që synon forcimin e vendit, jo vetëm përballë emergjencave klimatike, por edhe përballë një sulmi të mundshëm fizik ose kibernetik nga Moska.

Mbretëria e Bashkuar do t’i jap Ukrainës autorizimin për të ndërtuar në mënyrë të pavarur raketa me rreze të gjatë veprimi të afta për të goditur territorin rus. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e cilësoi si një pjesëmarrje në luftë.

e Londrës ndaj Kievit për të lehtësuar zhvillimin e pavarur të raketave kruz Scalp-Storm Shadow si “pjesëmarrje në luftë, me të gjitha pasojat e saj ” .

Pyetja tani, sipas shërbimeve sekrete, është kur do të ketë hakmarrje ruse, veçanërisht pas ndërhyrjes së Burnham në 35-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.

Me sa duket, Vladimir Putin besonte se kryeministri i ri do të ishte më i butë me Rusinë sesa paraardhësi i tij, Keir Starmer: Burnham në vend të kësaj rriti angazhimin e tij për të mbështetur Ukrainën dhe akuzoi Rusinë se kishte “ndezur zjarrin” duke filluar konfliktin.

Shërbimet sekrete kanë mësuar se “Rusia po përpiqet të shkelë infrastrukturën britanike çdo ditë”.

Related posts

Shkëlqim Devolli i ‘Artmotion’ synon monopolin edhe në telekomunikime – shumë afër blerjes së IPKO’s, marrëveshja 152 milionëshe pritet të mbyllet brenda pak ditësh

dardanianews

Kujdes! pamje trushtueses, Mbijetojnë 27 pasagjerë nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan

dardanianews

Kurti nga Shkolla “Qamil Batalli”: Nga java e ardhshme mësimi nis 8 orë në ditë

dardanianews