Ajo Ia numëron mungesat e dyshimta, përfshirë atë në ndeshjen e madhe në Maqedoni😳
👇Reagimi i saj✍️
Lajmi ma i mire prej qe jemi pranu ne FIFA e UEFA. Futbolli po luhet pa Pelen e Maradonen. Ka me u lujt edhe pa Amir Rrahmanin.
Ky nuk osht pensionim. Eshte veç konfirmim i nje pensionisti qe per Kosoven lujke veç kur iu pershtatke kalendari.
Deri dje u ndrrojshe ne kontejnerat e Ramiz Sadikut. Sot na fol per “reputacion e drejtesi”.
Na e dijme ma mire se krejt bota çka eshte drejtesia.
8 tetor 2020. Maqedonia e Veriut – Kosova. Nje finale para finales. Nje popull i tan para televizorit. E kapiteni jone? N’shpi! Tu e kqyr lojen si spektator!
12 nentor. 18 nentor. 21 nentor 2023. Kualifikimet me te rendesishme per EURO 2024. Kapiteni jone? Prap ne shpi!
E skandali nuk kryhet ketu. Kapiteni as nuk del me ia shpjegu popullit pse s’osht aty. Per to del menaxheri edhe na njofton se Rrahmani mungon sepse Kosova “nuk ka ndonje objektiv konkret”. Merrni me mend. Kualifikimet per Kampionat Europian i quan pa objektiv konkret.
Merrmi me mend, per kapitenin e Kosoves, rendesine e Kosoves na e percakton menaxheri i tij!
Klubi ta ka dhon rrogen, ama Kosova ta ka dhon emrin. Klubi ta ka dhon kontraten. Po Kosova ta ka besu shiritin. E shiriti nuk eshte kontrate. Eshte atdhe ne gjoks.
Femija yt nuk ka me t’pyt sa Scudetto i ki fitu, sa miliona i ki, ne cilin stadium ke lujt, as sa i madh ka qene klubi yt.
Ka me t’pyt veç nje sen: Kur Kosova pati nevoje per ty, ku ishe?
Kosova te ka dhon diçka qe nuk blihet me krejt paret e futbollit, privilegjin me i perfaqesu krejt ata qe kane derdhe gjak per kete fanelle.
Keshtuqe mos ia faturo kerkujt pensionimin. Se s’ka bir none qe munet me ta ndalu me lujt per vendin tand. As Federate, as mbreteri, as lufte, as presion, as interes e as pushtet. Kur don me lujt per atdhe edhe me paterica vjen, ulesh ne tribune e i kqyr shokt e tu.
Atdheut nuk i tregohet pse s’munesh mo me ardh. Atdheut i tregohet sa larg je ne gjendje me shku per me mberri.
Kosova ka ekzistu para secilit prej jush. Kosova ka me ekzistu edhe mas secilit prej jush. Po jeton pa krejt ata qe na kane çliru. Ka me jetu edhe pa ju!

