20.2 C
New York
September 19, 2026
DardaniaNews
Lajme

Ana Roch: Për Kosovën duhet treguar e gjithë historia, jo vetëm faqet e fundit

Politikania zvicerane Ana Roch ka reaguar ndaj komenteve të ditëve të fundit për Kosovën dhe UÇK-në, duke thënë se historia e vendit nuk mund të trajtohet sikur ka filluar me shfaqjen e UÇK-së.

Roch, deputete në Këshillin e Madh të Gjenevës dhe ish-presidente e këtij institucioni, ka rikujtuar kontekstin e luftërave në ish-Jugosllavi, nga gjenocidi në Srebrenicë deri te dëbimi i qindra mijëra shqiptarëve nga shtëpitë e tyre në Kosovë.

Ajo ka përmendur vrasjet, personat e zhdukur, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive, si dhe dhunën seksuale të ushtruar gjatë luftës, duke theksuar se pasojat e asaj periudhe vazhdojnë të rëndojnë mbi shumë familje.

Sipas Roch, UÇK-ja nuk u shfaq “nga askund”, por duhet vendosur brenda kontekstit të një rajoni që kishte kaluar vite luftërash, spastrimi etnik dhe masakrash.

“Për të kuptuar pse shpërthen një luftë, pse formohet një rezistencë dhe pse një popull arrin në pikën ku beson se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të mbrohet, duhet ta shikojmë të gjithë historinë. Jo vetëm faqet e fundit”, ka shkruar ajo.

Roch përfundon se heqja e këtij konteksti nga historia rrezikon të nënkuptojë edhe fshirjen e viktimave, diçka që, siç shprehet ajo, refuzon ta pranojë.

Related posts

Pse foto e fundit e Violetë Kukajt po bën xhiron e rrjetit?

dardanianews

“Trutë në tokë t’i kisha qit”, stafi i Vjosa Osmanit thotë se u.d e presidentit po kërcënohet

dardanianews

Sulmohet me plumba vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi

dardanianews