6.6 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
Lajme

Myrvete Haxholli: Ja pse unë nuk dal në protesta kundër Gjykatës Kushtetuese?

Une NUK dale ne protesta nese me thirr partija qe e kom votu, me dale me protestu kunder vendimeve te Gjykates Kushtetuese.

Bile pe shfrytezoj rastin me ju kallxu qe nuk dale per ksi kauza qe lidhen me kontestim te kredibilitetit te institucioneve te pavarura dhe demokratike dhe mohim te shtetit te Kosoves ne emer te politikave ditore partiake. Harrone!

Une nuk dal me protestu kunder Gjykates Kushtetuese e as mu konfrontu me policine e Kosoves, per me i shkarku Hashimin ose Albinin, kur kete pune e specifikon shume mire Kushtetuta e Kosoves edhe ligjet ne fuqi.

Albinin e keni votu JU KUVENDI per kryeminister, edhe Hashimin e keni votu JU KUVENDI per President.

Dmth nuk i kena votu na, por JU.

Ngarkoni e shkarkoni vet, aty ku i keni ngarkuar e shkarkuar gjithemone, mos me thirrni me dale ne rruge per kete pune.

Nuk eshte pune e jemja, pike.

Une, obligimin tem, si qytetare, e kom kry me 6 tetor 2019. E kom dhane voten qe ju me vazhdu me politiken tuaj qe lidhet me perfaqesim te interesave tona qytetare e shteterore ne Kuvend.

Une PO, kom me dale me protestu dhe kam me ju pergjegje cdo ftese per proteste paqesore ne rast se Qeveria (ciladoqofte ajo) nuk intervenon, ashtu qysh e ka obligim, per pasojat ekonomike e shoqerore qe po i le pandemia dhe me na lehtesu jeten derisa te stabilizohemi si shoqeri.

Per Juve nuk dal, per veti PO.

Sepse nese keni harru po ua kujtoj, qe voten ua kemi dhane me na permiresu jeten, e jo me na perdore per ambiciet tuaja per pushtet.

Related posts

Tronditje në koalicionin Hoti – deputeti i NISMA-së kundër

dardanianews

Lajmërohet personi që kërcënoi me jetë Albin Kurtin, ka një arsyetim

dardanianews

Edhe Abdixhiku i reagon Kurtit: Ndihem i ofenduar nga fjalimi juaj

dardanianews