21.1 C
New York
October 14, 2026
DardaniaNews
Lajme

Shikoni si është rrahur studenti që përballoi 6 policë me shkopa gome.

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri u përplas me forcat e policisë gjatë arrestimit të studentëve protestues, ku njëri prej tyre duket i rrahur keq nga pamjet.

Ai është i riu që më parë përballoi i vetëm me grushte gjashtë policë me shkopa gome të FNSH-së.

Në videon e postuar në rrjetet sociale nga deputeti i Mundësia mund të dëgjohet teksa Kapri teksa kërkon shpjegim nga policët për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve. Kapri shprehet se të gjithë efektivët që dhunuan studentët protestues sot do duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

“Shikoni si i kanë katandisur studentët! I kanë rrahur dhe i kanë futur në furgona policie. Do të mbajnë përgjegjësi, nga i pari te i fundit, për këto pamje”, u shpreh ai. /Lapsi.al

Related posts

Shkarkohet drejtori i KEK-ut, Nijazi Thaçi

dardanianews

A duhet të arrestohet ministri Goran Rakiç?! / Thirrjet për kryengritje serbe

dardanianews

Alarmon gazetari ndërkombëtar: Policia ta ruaj Donika Gërvallën, mund të bëhet atentat ndaj saj

dardanianews