21.3 C
New York
June 2, 2024
DardaniaNews
FeaturedSport

UEFA cakton datat e finales së Championsit dhe Europa League

UEFA ka vendosur që të shtyhen finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, thirri një takim me përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollistëve Botërore (FIFPro).

Ky takim ishte caktuar për të diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së Koronavirusit

Futbolli në shumicën e kampionateve nëpër Evropë është ndalur përkohësisht, ndërsa edhe të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës janë anuluar.

Në këtë mbledhje u vendos që finalja e Ligës së Kampionëve të zhvillohet më 27 qershor dhe finalja e Europa League më 24 qershor, ndërsa vendndodhja të mbetet e njëjta.

Datat e mëparshme për dy finalet ishin 30 maji dhe 27 maji, mirëpo shtyrjet e ndeshjeve për shkak të përhapjes së Koronavirusit e detyruan UEFA-n të ndryshojë shumë gjëra në kalendar, si shtyrjen e Kampionatin Evropian për verën e vitit 2021.

© SYRI.net

Related posts

Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë — 90 të prekur gjithsej

dardanianews

Mësohet gjendja e gjakovares që shkoi në QKUK pas dyshimit se është infektuar me koronavirus

dardanianews

Bashkë me vaksinën, kosovarët do ta marrin edhe “pasaportën COVID-19”

dardanianews