5.5 C
New York
March 21, 2023
DardaniaNews
FeaturedSport

UEFA cakton datat e finales së Championsit dhe Europa League

UEFA ka vendosur që të shtyhen finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, thirri një takim me përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollistëve Botërore (FIFPro).

Ky takim ishte caktuar për të diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së Koronavirusit

Futbolli në shumicën e kampionateve nëpër Evropë është ndalur përkohësisht, ndërsa edhe të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës janë anuluar.

Në këtë mbledhje u vendos që finalja e Ligës së Kampionëve të zhvillohet më 27 qershor dhe finalja e Europa League më 24 qershor, ndërsa vendndodhja të mbetet e njëjta.

Datat e mëparshme për dy finalet ishin 30 maji dhe 27 maji, mirëpo shtyrjet e ndeshjeve për shkak të përhapjes së Koronavirusit e detyruan UEFA-n të ndryshojë shumë gjëra në kalendar, si shtyrjen e Kampionatin Evropian për verën e vitit 2021.

© SYRI.net

Related posts

“Çfarë zavalli ka Isa Mustafa”, ushtaraku i njohur ‘godet’ rëndë kreun e LDK-së: Mos po del në shesh që…

dardanianews

“Krejt çka mbeti nga okupuesit Rusë”, ushtria e Ukrainës publikon pamje nga shkatërrimi i rusëve

dardanianews

Pal Lekaj sqaron gafën e mbrëmshme: I ngatërrova fjalët “feminist” me “fëmijëror”

dardanianews