9 C
New York
December 10, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Xhafer Tahiri flet pas kërcënimit me jetë, drejton gishtin nga PDK-ja si autorë të kërcënimit

Kryetari i Vushtrisë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka konfirmuar kërcënimin që i është bërë ndaj tij.Tahiri ka theksuar se rastin e ka paraqitur në polici dhe ka bërë me dije për publikun se njëri nga kërcënuesit ka qenë në komunikim me strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtri.“I bëjë thirrje subjekteve politike në Vushtrri, sidomos PDK-së të ruajnë kulturën politike tolerante dhe të mos nxisin urrejtje mbi baza politike”” shkruan Tahiri në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Dje gjatë paradites kam pranuar dy mesazhe me përmbajtje kërcënuese për jetën time nga dy llogari të ndryshme në Facebook. Rastin e kam paraqitur në policinë e Kosovës sepse unë i besoj institucioneve të Republikës. Pasi që rasti u bë publik sot, e konsiderova të rëndësishme të bëjë këtë njoftim. Siç i kam thënë edhe Policisësë Kosovës, njëri nga kërcënuesit ka qenë në komunikim me strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtrri. I bëjë thirrje subjekteve politike në Vushtrri, sidomos PDK-së të ruajnë kulturën politike tolerante dhe të mos nxisin urrejtje mbi baza politike.
Nuk kam kërkuar dhe as nuk kërkojë mbrojtje sepse konsiderojë që angazhimi ynë është në interesin e qytetit dhe të qytetarëve të Vushtrrisë dhe asnjë kërcënim nuk do të na ndalë.
I juaji,
Xhafer Tahiri

Related posts

Përgjigja e Vjosa Osmanit kur u pyet se a do të jetë ajo propozimi i VV-së për kryeministre

dardanianews

Orari i ri i lëvizjes nga data 24 deri me 26 Prill, ja kur mund të dilni!

dardanianews

Eskalon Andi Bushati: Halil Matoshi është belban që punon për një bodigard

dardanianews