24.4 C
New York
August 11, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Albin Kurti i reagon ashpër Richard Grenellit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka demantuar të dërguarin Special të ShBA-së, në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.Kurti ka shkruar se asnjëherë nuk i ka thënë Grenellit se do ta heq taksën pa reciprocitet.
Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.

Related posts

“Internacionalja Komuniste në veprim”, eurodeputetja italiane krah Qorrit dhe Muçit, kush është Ilaria Salis që ishte sot në protestë, e arrestuar për sulme me dhunë në Hungari

dardanianews

Presidenti rus Putin uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

dardanianews

Ekskluzive: Arrestohet bashkëshorti dhe vrasësi i Liridona Murselit

dardanianews