26.4 C
New York
July 1, 2025
DardaniaNews
LajmeShëndetësi

Fituesit i Nobelit që parashikoi saktë fundin e koronavirusit në Kinë tregon kur merr fund Covid-19 në Itali

Një shkencëtar nga Universiteti Stanford, fitues i çmimit Nobel thotë se pandemia shkatërruese e koronavirusit në Itali dhe Nju Jork më në fund po ngadalësohet.

Profesori Michael Levitt, i cili parashikoi saktë numrin e të infektuarve dhe të vdekurve në Kinë, thotë se Italia dhe Nju Jorku janë ‘në gjendje të mirë”.

Ato janë dy vendet më të prekura në botë, me 157.000 raste së bashku derisa numri i të prekurve globalisht është 736,000.

Nju Jorku është shteti më i prekur atje, me 59.513 raste të konfirmuara.

Levitt mbështet pretendimet e tij në atë që 10 ditët e fundit Italia ka shënuar rreth 5000-6000 raste të reja në ditë.

Kina me një popullsi prej 1.4 miliardësh, regjistron 81.439 raste dhe ka 3.300 të vdekur.

Related posts

Babai i 5-vjeçarit me fjalë emocionuese: Ky ishte Bajrami i fundit, tash festo te i madhi Allah

dardanianews

Dyshime se ka pasur gabim në llogaritjen e votave për Qeverinë Hoti

dardanianews

Atdhetari dhe veprimtari i madh Xhemajl Berisha që u harrua nga të gjithë

dardanianews