19.8 C
New York
October 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Mes dhimbjes dhe lotëve – Shkolla e Prizrenit i jep lamtumirën 14-vjeçarit Omer Purova

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prizren ka reaguar me dhimbje pas humbjes së jetës së 14-vjeçarit Omer Purova, në ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren.

Përmes një reagimi, shkolla ka shprehur ngushëllime për familjen Purova, duke e kujtuar të riun si një nxënës që la pas kujtime të dhimbshme për bashkëmoshatarët dhe mësimdhënësit e tij.

“Ëndrrat e tij mbetën në gjysmë”, thuhet në reagimin e shkollës, e cila ka shprehur pikëllimin për humbjen e parakohshme të 14-vjeçarit.

Humbja e tij ka prekur rëndë komunitetin shkollor, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit i janë bashkuar dhimbjes së familjes për këtë humbje të rëndë.

Shkolla “Emin Duraku” ka shprehur solidaritet me familjen Purova në këto momente të vështira, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të riut.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren, ndërsa rasti ka tronditur opinionin dhe komunitetin lokal.

Related posts

Trump: “Armata masive” po shkon drejt Iranit dhe “koha po mbaron” për Teheranin

dardanianews

Kush është Lupço Palevski, i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup?

dardanianews

Trevjeçarja zgjohet në funeralin e saj pasi mjekët gabimisht e shpallën të vdekur

dardanianews