22.3 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
Featured

ShBA arreston doktorin që prodhoi dhe shiti koronavirusin në Kinë?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë zbuluar personin i cili dyshohet se bëri dhe e shiti virusin Corona në Kinë. Është ky doktor Charles Lieber, shef i Deparatamentit të Kimisë dhe Biologjisë në Universitetin e Harvardit, raportojnë mediet amerikane.

Njësitë Federale janë parë në mëngjesin e ditës së djeshme në shtëpinë e doktorit 60 vjeçar Charles Lieber, i cili është arretuar teksa ishte në zyrën e tij në Universitetin e Harvardit, raportojnë mediet amerikane.

Adrew Llelling, zyrtar në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë para medieve se aktakuza që e ngarkon doktorin Lieber ka të bëjë me një kontratë që ai e ka nënshkruar në Universitetin kinez në Wuhan, e për të cilin është paguar 15 mijë dollarë në muaj plus shpenzimet e tjera shtesë.

Ai tutje thuhet se ka marrë më shumë se 1.5 milion dollarë për hulumtimin e tij për laboratorin kinez. Të gjitha këto i ka kryer teksa po punonte në Harvard dhe merrte para të mëdha nga shteti amerikan, përkatësisht nga Departamenti i Mbrojtjes nga Instituti i Shëndetësisë. Po ashtu një natë më parë janë arrestuar edhe dy shtetas kinez.

Related posts

Eskalon gjendja në kufi, bllokohen kamionët në të dyja anët

dardanianews

35 të shëruar, 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

dardanianews

72 TË SHËRUAR DHE 284 RASTE ME COVID-19!

dardanianews