December 28, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Molliqaj thotë se Kurti duhet ta befasonte Serbinë duke ia refuzuar donacionet

Ish-bashkëpunëtori i Albin Kurtit i cili pas ndajres së Vetëvendosjes rrugëtimin e tij e vazhdoi në PSD bashkë, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë pas pranimit të një donacioni prej 1 mijë testeve nga Serbia.

Molliqaj ka sjellë në kujtim një poster të vitit 2006 të cilin Vetëvendosje e kishte bërë për të kundërshtuar produktet me origjinë nga Serbia, raporton Gazeta Express.

Ndërsa sa i përket deklarimeve se Serbia është befasuar me veprimet e Kosvovës, Molliqaj ka thënë se Kosova do të duhej ta befasonte Serbinë duke ia rëfuzuar donacionin.

Përveç tjerash, Molliqaj ka thënë se Kurti do të duhej ta befasonte Serbinë në tavolinën e negociatave, por thotë se për një gjë të tillë spati guxim dhe shkarkoi veten.

Reagimi i plotë:

Ky është posteri kundër produkteve të Serbisë të cilin si VV e shpërndamë gjithandej Kosovës në vitin 2006.

Sot kryeministri në detyrë, pozitë të cilën po vazhdon ta mbajë të uzurpuar anipse e shkarkoi vetën, paska deklaruar që me pranimin e ”ndihmës” nga Serbia, me ç’rast u dhuruan 1000 teste për COVID-19, ne e kemi befasuar Serbinë.

Serbia nuk befasohet kur pranohen donacione të tilla kryeministër. Sepse Serbia nuk befasohet kur amnistohet për krimet e kryera në Kosovë. Dhe edhe po të befasohej, neve nuk na duhet ky lloj befasimi i tyre.

Neve na duhet ta befasojmë Serbinë duke ia refuzuar këto donacione. Serbinë e pate rastin ta befasoje në tavolinën e negociatave.

Aty ku do të duhej t’ia kërkoje kërkimfaljen për të gjitha vrasjet e përdhunimet e grave shqiptare gjatë luftës.

Aty ku do të duhej t’ia kërkoje t’i kthejë trupat e të pagjeturve.

Aty ku do të duhej t’ia kërkoje dëmshpërblimin për shkatërrimin e shtëpive tona.

Por këtë nuk e bëre. Sepse ju nuk keni guxim ta BEFASONI Serbinë. Prandaj e shkarkuat vetën.

Related posts

Hajni i armatosur hyn në një dyqan në Prishtinë, tutet nga konsumatori trim

dardanianews

Ja cilat grupe dhe shërbime kanë Të Drejtë Të Lëvizin Brenda Dhe Jashtë Karantinës Së Prishtinës

dardanianews

Ky është shqiptari Besim Vokshi, ku në këtë foto mund ta shihni duke bartur shokun e tij të plagosur, nga Vukovari në Vinkovci në Luftën e Mbrojtjes së Kroacisë

dardanianews