26.9 C
New York
August 7, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Arrestohet personi që e quajti “prostitutë” të dhunuarën e luftës

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që në një koment në Facebook kishte ofenduar rëndë një të dhunuar të luftës duke e quajtur si prostitutë.

Indeksonline kishte raportuar për këtë lajm dhe menjëherë pas publikimit, Prokuroria kishte marrë masat e para ndaj këtij rasti.

Njësiti kundër Krimeve Kibernetike ka arritur të zbulojë të dyshuarin.

Indeksonline mëson se i arrestuari është nga një fshat i Drenasit.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Personi me emrin në Facebook Patris Bondi ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje./Indeksonline/

Related posts

A ka ndikuar Vjosa Osmani në shtimin e votave për Vetëvendosjen, deklarohet Shpend Ahmeti

dardanianews

A do të shkojnë sivjet kosovarët në pushime dhe a po i vie fundi pandemisë? Flet Lul Raka!

dardanianews

Hamasi vazhdon barbarinë mbi Izraelin: Lëshon mbi 100 raketa – Qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur

adminkosova