36.6 C
New York
June 25, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kosovarët të hënën duhet t’i fikin të gjitha dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta

Organizata joqeveritare “Integra” në bashkëpunim me OJQ-të tjera, përmes një komunikate për media, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që më 27 prill në ora 20:00, t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta, për të shënuar ditën kombëtare të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
“Me 2 minuta errësirë në familjet tonat, ne do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilën ndodhen familjarët e 1.644 personave ende te pagjetur për tash e 20 vjet.

Që 20 vjet familjarët kërkojnë e shpresojnë në zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre. Që 20 vjet ata presin në ankth për të ditur të vërtetën por edhe për drejtësi për krimet që janë bërë ndaj familjarëve të tyre.

Që 20 vjet familjarët dhe shoqëria kosovare përballen me neglizhencë institucionale për zbardhjen e çështjes së personave të pagjetur. Prandaj, edhe në këtë ditë, si çdo ditë tjetër, ne nuk do t’i harrojmë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Related posts

Putin sërish bën lëvizje të pakontrolluara të gjymtyrëve të trupit gjatë paraqitjes publike

dardanianews

Fjalimi i jashtëzakonshëm i Rugovës: Synojmë një fitore solide, edhe të tjerët duhet të jenë së bashku me ne, në ndërtimin e Kosovës!

dardanianews

Këto janë “bishat” britanike që ndihmojnë Ukrainën në luftën ndaj Rusisë

dardanianews