May 1, 2026
DardaniaNews
Sport

Barcelona ia ndalojë Labinot Kabashit që të luajë për Kosovën

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas.

Në një intervistë për Reporteri.net, Albert Bunjaki ka treguar se e kishte ftuar Kabashin.

Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën 5 ose 10 minuta në ndeshjen kundër Kroacisë, por Barcelona kishte ndërhyrë duke ndaluar një gjë të tillë.

“Për Labinotin e kom çuar ftesën edhe ka pranuar ftesën t vijë. Ka qenë një vështirësi, një problem shumë i madh, ngase ka pas interesim edhe nga Kombëtarja e Spanjës edhe këtu ka qenë pak a shumë ai qëndrimi i Barcelonës a do të vjen Labinoti të luajë për Kosovën e si do të bëhet a do të kyçet në lojë edhe mos të harrojmë ka qenë në moshën 16 vjeçare. E kom ftuar të luajë kundër Kroacisë edhe Ukrainës, ka qenë në ekip,” ka thënë Bunjaki për Reporterin.

“Tash ishte pjesa e lojës, unë e kisha një strategji, një mendim timin që po Labi të luajë, 5 minuta, 10, Labi të luajë edhe me i mbet Kosovës. Më thirr baba Fahredini ditën e lojës, baba i Labit edhe më thotë: Albert, e kam një kërkesë edhe prej klubit që mos të aktivizohet Labi se i sjell problem në Barcelonë plus që është i ri 16 vjeçar. Edhe ka qenë një vendim shumë i vështirë, ka qenë një vendim shumë i vështirë ngase unë kam menduar që nëse Labin e fus të luajë 5 minuta, ai hyn të luajë 5 minuta edhe i jetë Kosovës”, ka rrëfyer ish-trajneri i Kosovës.

Related posts

Jo vetëm me Adayemin, Loredana shoqërohet edhe me ”yllin” tjetër të Dortmundit

dardanianews

Me rrymë, me ujë edhe me Bayernin s’ka hajgare!

dardanianews

Shorti me Serbinë, Ballist Morina nuk i kursen “kunjat”: Më 14 tetor ishte hera e parë, tani i shumëzoj me zero

dardanianews