26.5 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
Sport

Barcelona ia ndalojë Labinot Kabashit që të luajë për Kosovën

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas.

Në një intervistë për Reporteri.net, Albert Bunjaki ka treguar se e kishte ftuar Kabashin.

Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën 5 ose 10 minuta në ndeshjen kundër Kroacisë, por Barcelona kishte ndërhyrë duke ndaluar një gjë të tillë.

“Për Labinotin e kom çuar ftesën edhe ka pranuar ftesën t vijë. Ka qenë një vështirësi, një problem shumë i madh, ngase ka pas interesim edhe nga Kombëtarja e Spanjës edhe këtu ka qenë pak a shumë ai qëndrimi i Barcelonës a do të vjen Labinoti të luajë për Kosovën e si do të bëhet a do të kyçet në lojë edhe mos të harrojmë ka qenë në moshën 16 vjeçare. E kom ftuar të luajë kundër Kroacisë edhe Ukrainës, ka qenë në ekip,” ka thënë Bunjaki për Reporterin.

“Tash ishte pjesa e lojës, unë e kisha një strategji, një mendim timin që po Labi të luajë, 5 minuta, 10, Labi të luajë edhe me i mbet Kosovës. Më thirr baba Fahredini ditën e lojës, baba i Labit edhe më thotë: Albert, e kam një kërkesë edhe prej klubit që mos të aktivizohet Labi se i sjell problem në Barcelonë plus që është i ri 16 vjeçar. Edhe ka qenë një vendim shumë i vështirë, ka qenë një vendim shumë i vështirë ngase unë kam menduar që nëse Labin e fus të luajë 5 minuta, ai hyn të luajë 5 minuta edhe i jetë Kosovës”, ka rrëfyer ish-trajneri i Kosovës.

Related posts

Prifti shqiptar në Argjentinë: “Nëna e Messit është arbëreshe!” Gjithçka nisi nga qyteza italiane e Recanatit (VIDEO)

dardanianews

Kur thoshte Xhevat Prekazi nga Beogradi: Pse të gëzohem unë për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA?

dardanianews

Sot po i çmend sheikët ne Katar, por nuk do ta besoni si dukej tifozja kroate para operacioneve plastike

dardanianews