November 12, 2026
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Biznesmeni masakron gruan, vret veten pas përleshjes me policinë

Një grua 35-vjeçare është vrarë brutalisht nga bashkëshorti i saj në një prej ngjarjeve më makabre të karantinës së koronavirusit, njoftonte policia në Rusi.

Në disa pamje të publikuara tregohej i dyshuari Artyom Kiselev, 29 vjeç, që qëllohej në këmbë nga oficerët pasi i kërcënonte ata me thikë.

Por teksa ishte rrethuar nga policët, sipas raportimeve ai qëlloi veten për vdekje me thikë.

Irina Kiseleva, 35 vjeçare punonjëse e sektorit të furnizimeve mjekësore, ishte me të shoqin me makinë në varrezën e Rubtsovsk, ku ai e vrau me goditje thike.

Trupi i saj u gjet më vonë në makinë me plagë të shumta, me barkun e hapur, dhe me një tentativë të dështuar për t’i prerë kokën.

Ditën pas vrasjes makabre policia arriti të lokalizojë të dyshuarin në rajonin Altai, i cili tentoi të largohej edhe pasi i ishin shpuar gomat nga policia.

Oficerët thanë se Kiselev kishte tentuar t’i sulmonte edhe pasi e kishin qëlluar në këmbë. Ndërsa raportonin se kishte vrarë veten me thikë para se të arrestohej.

Karina, një mike e gruas së vdekur tha: “Artyom ishte i heshtur, i rezervuar, disi i çuditshëm. Por Irina e donte shumë edhe pse familja e miqtë e saj nuk donin që ata të ishin bashkë. Ata nuk e pëlqenin”.

Related posts

Shteti i Floridës në SHBA ka miratuar një ligj të ri që parashikon dënimin me vdekje për të rriturit që dënohen për abuzim seksual ndaj fëmijëve nën moshën 12 vjeç

dardanianews

Putin telefonon Trumpin: Jam i hapur për një zgjidhje diplomatike me Ukrainen

dardanianews

“Kur do të ndalësh vrasjen e civilëve”, BBC: Putin pas një kohe përballet me gazetarë të pavarur, ata rusë s’ia bëjnë këto pyetje

dardanianews