10.1 C
New York
October 19, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Paralajmëron Luljeta Aliu: Në Kosovë do të ketë trazira

Njohësja e çështjeve politike, Luljeta Aliu, ka paralajmëruar trazira në Kosovë, nëse nuk shkohet në zgjedhje dhe formohet qeveria e re, pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Në emisionin Pressing, Aliu ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e vendit dhe të shkohet në zgjedhje, dhe mos të tentohet të formohet një qeveri, e cila sipas saj, nuk do të ketë legjitimitet politik.

“Do të ketë trazira në Kosovë, nëse vendi nuk shkon në zgjedhje. Njerëzit herdokur kur do të kenë mundësi të dalin në rrugë, do të protestojnë. Nuk mund të vidhet pushteti në këtë mënyrë. Duhet të shkohet në zgjedhje dhe mos të tentohet të formohet një qeveri e cila nuk do të kishte legjitimitet”, ka thënë Aliu.

Related posts

Reagim me shkas rreth përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Kosovës

dardanianews

Ndryshimi transformues e ish-presidentes Jahjaga

dardanianews

Vuçiq i reagon Kroacisë për bazën ushtarake në Kosovë

dardanianews