3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Media ruse: Autoritetet serbe duan ta legalizojnë pavarësinë e Kosovës më shumë se vetë shqiptarët

Agjencia ruse e lajmeve Regnum, sjell një opinion të analistes serbe, Dragana Trifkoviq, në lidhje me zhvillimet e fundit në Serbi, në raport me marrëveshjen përfundimtare me Kosovën.

Në analizën e saj, Trifkoviq sulmon udhëheqësit serbë, duke i akuzuar se nuk po i shfrytëzojnë rrethanat favorizuese për Serbinë, por si duket janë duke nxituar që të legalizojnë pavarësinë e Kosovës, duke nxituar më shumë se vet shqiptarët, përcjell Telegrafi.

Ajo, shton se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, e cila do të shtynte Serbinë që të hiqte dorë nga Kosova, nuk është arritur deri më tani vetëm për shkak të konflikteve të brendshme në mes të partive politike shqiptare.

Sipas Trifkoviqit, autoritetet serbe janë të gatshme për marrëveshjen e cila do të nënkuptonte heqjen dorë nga mese 15 për qind të territorit serb, nën pretekstin se kjo do të çonte në arritjen e paqes afatgjate me shqiptarët.

Trifkoviq, për fund thotë se një marrëveshje e tillë mund të qonte Serbinë në konflikt të brendshëm, pasi që shumica e qytetarëve dhe Kisha Ortodokse Serbe e kundërshtojnë me forcë çdo marrëveshje që heqë dorë nga territori i Kosovës.

Sipas saj, Serbisë nuk i duhet një zgjedhje e shpejtë por një proces strategjik afatgjatë, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244.

Dragana Trifkoviq, përveç që merret me analiza për agjencinë ruse Regnum, është politikane dhe udhëheqëse e Institutit për Kërkime Gjeostrategjike me seli në Beograd. Është e njohur për qëndrimet e saja pozitive për rusët. Gjithashtu, ka lidhje me strukturat politike ruse dhe ato të sigurisë. Trifkoviq jeton dhe vepron në relacionin Moskë-Beograd. /Telegrafi/

Related posts

Pastori shqiptar: Shpirti i të vdekurit nuk rri 40 ditë në shtëpi

dardanianews

Lajmi i Fundit: Cka i ndodhi Hashim Thacit para pak minutash ai anuloi edhe konferencen

dardanianews

KFOR-i publikon video teksa monitoron situatën në veri nga ajri

dardanianews