May 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Policia arreston kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka njoftuar se nga policia e atjeshme është arrestuar Drejtori i Qendrës së tyre, Bioken Abazi.

“Në përpjekje qytetare për mbrojtjen e ligjshme të Teatrit Kombëtar nga shkatërrimi i paligjshëm, Policia e Shtetit ka ndaluar aktivistët Boiken Abazi dhe Kastriot Qema dhe i ka shoqëruar ata në komisariat”, thuhet në postim.

VV’ja i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të ndalojë menjëherë prishjen e mëtejshme ndërtesës së Teatrit dhe të lirojë menjëherë aktivistët e qytetarët.

“I bëjmë thirrje shtetit shqiptar të ndalojë menjëherë prishjen e mëtejshme ndërtesës së Teatrit dhe të lirojë menjëherë ata dhe aktivistët e qytetarët e tjerë që ka ndaluar orët e mëhershme në mënyrë të paligjshme, ndërsa ushtronin të drejtën kushtetuese të protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Facebook.

 

Related posts

“Bismilah”, Ronaldo lutet para gjuajtjes së penalltisë ndaj Sllovakisë (VIDEO)

dardanianews

Ekskluzive: Kosova emëron përzgjedhësin e ri Primoz Gliha

dardanianews

Publikohet kontrata, Gani Jakupi do të paguhet 90 mijë euro për 1 vit

dardanianews