July 17, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Policia arreston kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka njoftuar se nga policia e atjeshme është arrestuar Drejtori i Qendrës së tyre, Bioken Abazi.

“Në përpjekje qytetare për mbrojtjen e ligjshme të Teatrit Kombëtar nga shkatërrimi i paligjshëm, Policia e Shtetit ka ndaluar aktivistët Boiken Abazi dhe Kastriot Qema dhe i ka shoqëruar ata në komisariat”, thuhet në postim.

VV’ja i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të ndalojë menjëherë prishjen e mëtejshme ndërtesës së Teatrit dhe të lirojë menjëherë aktivistët e qytetarët.

“I bëjmë thirrje shtetit shqiptar të ndalojë menjëherë prishjen e mëtejshme ndërtesës së Teatrit dhe të lirojë menjëherë ata dhe aktivistët e qytetarët e tjerë që ka ndaluar orët e mëhershme në mënyrë të paligjshme, ndërsa ushtronin të drejtën kushtetuese të protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Facebook.

 

Related posts

Artistët shqiptar me shifra marramendëse pagesash, ja sa fitojnë për një koncert

dardanianews

Ndërron jetë kardiologu i njohur kosovar

dardanianews

Isa Mustafa publikon letrën e Mogerinit me zotimet e BE-së sa i përket asociacionit

dardanianews