November 12, 2026
DardaniaNews
LajmeNatyra

Qyqja mahnit shkencëtarët, fluturon mbi 12,000 kilometra nga Zambia në Mongoli

Shkencëtarët e kanë regjistruar njërin prej udhëtimeve më të gjata të zogjve të tokës. Përmes një pajisjeve të lidhur me satelit, ata kanë zbuluar se një qyqe ka fluturuar për më shumë se 12 mijë kilometra, nga Zambia e Afrikës deri në Mongoli, në Azinë qendrore.

Gjatë fluturimit, ky zog ka kaluar nëpër oqean dhe është përballur me erëra të fuqishme, duke kaluar nëpër hapësirën ajrore të 16 shteteve, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Qyqja me emrin Onon, emër që rrjedh nga një lum në Mongoli, ishte nisur nga vendbanimi dimëror në Zambi më 20 mars për të shkuar drejt Mongolisë.

Ajo është në mesin e pesë qyqeve që janë përcjellë përmes satelitëve verën e kaluar në bazë të një projekti në Mongoli.
Qyqja ka fluturuar mbi ujërat e Oqeanit Indian për mijëra kilometra pa pushuar, me një shpejtësi mesatare prej 60 kilometrave në orë.

 

Related posts

Djali i saj humbi të folurit nga dhuna në familje, zyrtari i shtetit ia mori 1.400 euro viktimës – lënda kthehet në rigjykim

dardanianews

Gani Geci me “ushtarët” e tij e bën shqiponjën në kufi me Serbinë (Foto+Video)

dardanianews

Homazh në nderim për jetën dhe veprës madhore të Sali Çekajt

dardanianews