12.4 C
New York
May 4, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

Deputeti i NISMA’së për Kosovën, Haxhi Shala, deri tani ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse do të votojë Qeverinë e Avdullah Hotit.

Shala në një bisedë telefonike për T7 ka thënë se është duke shkuar në seancën e Kuvendit dhe se vota e tij do të varet nga zhvillimet në seancë.

“Jam duke shkuar në seancë. Do ta shoh rrjedhën e seancës. Jo nuk kam një vendim, do ta shikoj një herë rrjedhën”, ka thënë Shala për T7.

Shala në këtë telefonatë ka shprehur pakënaqësi për emrat që ka zgjedhur kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, për emrat që ka zgjedhur për ministra, duke thënë se ka nepotizëm në emrat që janë zgjedhur.

Ai ka thënë se vota e tij do të varet edhe nga programi qeverisës që do të paraqesë Avdllah Hoti./Express/

Related posts

Parashikimi i motit për javën e fundit të shtatorit

dardanianews

Rusia në prag të falimentimit/ Putini pëson një ‘goditje’ të rëndë – bombardohen rezervat e armëve ruse

dardanianews

Fakte që bota duhet të dijë për Vladimir Putin

dardanianews