May 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Zbulohet çmimi që Real Madridi është i gatshëm të paguajë për Bellinghamin

Jude Bellingham duket se është shndërruar në një objektiv të Real Madridit për afatin kalimtar të verës.

“Los Blancos” raportohet se tashmë janë të gatshëm të paguajnë një çmim të lartë për anglezin, transmeton Gazeta Express.

Sipas “AS”, Real Madridi është gati t’i ofrojë Borussia Dortmundit 140 milionë euro.

Gjiganti spanjoll thuhet se planifikon që 100 milionë të paguajë menjëherë, kurse 40 milionë tjera në formë të bonuseve.

19-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Për reprezentuesin e Anglisë në garë janë edhe Liverpooli, Manchester City e Manchester United.

Jude Bellingham deri më tani ka regjistruar 123 paraqitje me Dortmundin, ka shënuar 20 gola dhe ka kontribuar me 24 asistime. /Gazeta Express/

 

 

Related posts

Vjen deklarata e Kryeministrit të Izraelit që po ‘dridhë’ gjithë botën për lu’ften në Kosovë !!

dardanianews

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

dardanianews

Bilanc lufte në Kosovë, 36 të vdekur në 24 orët e fundit

dardanianews